Snowden ka dokumente më të rrezikshme

Bota

Snowden ka dokumente më të rrezikshme

Më: 14 korrik 2013 Në ora: 20:49

Spiuni i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka informacione akoma më shkatërruese, të cilat mund të kthehen në një “makth” për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur gazetari, i cili botoi i pari dokumentet e tij.

Glenn Greenwald, gazetar i “Guardian”, tha për gazetën argjentinase “La Nacion”, se bërja publike e informacioneve të mëtejshme, që do të dëmtonin rëndë Amerikën, nuk është objektiv i Snowden.

Gjithsesi, sipas tij, Snowden ka një “numër të madh” dokumentesh, në lidhje me programet e përdorura nga njerëzit “duke pranuar pa ndërgjegje nënshtrimin e të drejtave të tyre për privatësi”.

Snowden ka dhënë kopje të tyre te disa njerëz, tha Greenwald për gazetën, sipas një versioni të artikullit të përkthyer në anglisht.

“Qeveria amerikane duhet të ulet në gjunjë e të lutet ccdo ditë, që asgjë të mos i ndodhë Snowden-it, sepse në rast të kundërt, i gjithë informacioni do të zbulohet dhe ky do të ishte makthi për i keq për ta”, tha ai.

Edhe disa persona të tjerë kanë paralajmëruar të njëjtën situatë, më herët. Kristinn Hrafnsson, një zëdhënëse e Wikileaks, tha muajin e kaluar se sekrete të tjera mund të publikohen. “Ka ende për t’u publikuar”, tha gazetari britanik.

Snowden është një ish-teknik kompjuterash për kontraktorin amerikan të mbrojtjes, Booz Allen Hamilton. Në qershor, ai i dha Greenëald dhe kolegut të tij, Ewen MacAskill, një video-intervistë 12 minutëshe, në lidhje me faktin se përse vendosi t’ia jepte Guardian-it dokumentet sekrete në të programeve të survejimit amerikan.

Pas këtij veprimi, ai u nis për në Hong Kong, e më pas për në Rusi, ku ai ndodhet ende në një hapësirë tranzite, të një aeroporti në Moskë, dhe pa azil politik.

Ai ka kërkuar azil nga Rusia, teksa pret të udhëtojë i lirë për në Amerikën Latine, sipas Wikileaks. Ende nuk është marrë asnjë aplikim nga Snowden, tha kreu i Shërbimit të Migracionit të Federatës Ruse, Konstantin Romodanovsky, për agjencinë e lajmeve ruse, Interfax.

Presidentët e Venezuelës dhe Bolivisë kanë thënë se vendet e tyre do t’i ofronin atij azil, ndërsa ai i Nikaraguas ka pohuar se mund t’ia ofrojë “nëse rrethanat ia lejojnë”.

Snowden përballet me akuza spiunazhi në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat