Qindra të vdekur në Egjipt, ElBaradei dorëhiqet

Bota

Qindra të vdekur në Egjipt, ElBaradei dorëhiqet

Më: 14 gusht 2013 Në ora: 16:54

(I plotësuar) - Bilanc lufte civile konsiderohet numri i të vrarëve në Egjipt nga protestat e djeshme në Kajro pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.
Vëllazëria Myslimane numëron mbi 4 500 të vrarë, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 525 të vrarë.
* * * * * * *

Autoritetet ushtarake kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të gjakderdhjes.

Muhammed ElBaradei ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëspresidentit të qeverisë së përkohshme.

Dhuna është dënuar fuqishëm nga fuqitë rajonale, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Presidenca e Egjiptit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas masakrës që ndodhi kur forcat e sigurisë bastisën kampet e protestuesve në Kajro.

Në kampe qëndronin mbështetësit e ish-presidentit Mohamed Morsi, që u rrëzua nga pushteti në fillim të korrikut. Ndërkaq, ministria e shëndetësisë së Egjiptit ka thënë se numri i të vrarë gjatë përleshjeve të sotme në të gjithë vendin ka arritur në 149, por lëvizja Vllazëria Myslimane thotë se viktimat janë shum më tepër.

Gjendja e jashtëzakonshme fillon në 16:00 me orën lokale dhe do të zgjasë për një muaj. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, buldozerë të armatosur hynë thellë në kampin kryesor të protestuesve që ishte ngritur jashtë xhamisë Raba al Adawiya, në lindje të Kajros.

Autoritetet deklarojnë se edhe kampet e tjera të protestuesve, në Sheshin Nahda, tani janë boshatisur. Të dhëna për një gjakderdhje masive dolën nga kampet e protestuesve, me gazetarët që raportonin se të plagosurit po trajtoheshin pranë të vdekurve në tenda spitalore.

Vajza 17-vjeçarë e një lideri të Vllazërisë Myslimane ishte mes viktimave, thonë gazetarët. Asmaa el Beltagy u qëllua në kurriz dhe në gjoks, tha vëllai i saj.

Ndërkohë, një kameraman që punonte për “Sky News”, Mick Deane, është vrarë gjithashtu gjatë akteve të dhunës. Së fundmi vijnë të dhëna edhe për manifestime në zona të tjera të Egjiptit.

Ende nuk është e qartë se sa viktima janë regjistruar në operacionet e forcave të sigurisë në Kajro. Shifrat ndryshojnë dhe verifikimi ka qenë i pamundur.

Khaled Ezzelarab, një gazetar për shërbimin arab të BBC, deklaroi se kishte numëruar të paktën 50 trupa në tendat spitalore rreth xhamisë Raba al Adawiya.

Ndërsa Ikhwanonline, faqja e internetit e Vllazërisë Myslimane, që mbështet dhe protestat, njofton se në total janë vrarë mbi 2200 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bilanci zyrtar i viktimave është ngjitur në 95, ndërsa Ministria e Brendshme ka mohuar që vdekjet të jenë shkaktuar nga forcat e sigurisë duke qëlluar me armë zjarri.

Vritet kameramani i Sky News, Mick Deane

Televizioni britanik, Sky News ka njoftuar se gjatë përleshjeve në Egjipt është vrarë edhe një nga kameramanët e saj.

Sipas Sky News, Mick Deane, është vrarë gjatë përcjelljes së dhunës që ka shpërthyer sot në Kajro, kur forcat e rendit kanë nisur heqjen e dy kampeve të përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane.

Udhëheqësi i Sky News, John Ryley, e ka përshkruar atë si një ndër më të mirët e kameramanëve.

Mick ka punuar për Sky për 15 vjet, me bazë në Washington dhe më pas në Jerusalem.

Ai ka qenë pjesë e ekipit që raportonte për ngjarjen në Kajro.

Në faqen e internetit të saj, Sky News ka raportuar se pjesa tjetër e ekipit është mirë dhe nuk është lënduar.

Dhuna në Egjipt nisi në mëngjes pasi autoritetet vendosen të largojnë protestuesit që kërkojnë që Muhammad Morsi të rikthehet në pozitën e presidentit, prej së cilës u largua nga ushtria më 3 korrik.

Forcat egjiptiane thonë tash kontrollojnë të dy kampet

Forcat e sigurisë në Egjipt kanë deklaruar se tani kanë në kontroll në tërësi të dy kampet që ishin krijuar nga përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane dhe të cilët kërkojnë kthimin në pozitën e presidentit të Muhamad Morsi.

Morsi ishte hequr nga pushteti më 3 korrik nga ushtria e këtij vendi e cila më pas e krijoi një qeveri të përkohshme.

Gjatë përkeshjeve që po vazhdojnë edhe në këto momente, zyrtarisht raportohet për së paku 149 të vrarë.

Televizioni shtetëror ka raportuar se kampi më i madh, ai që gjendej afër xhamisë Rabaa al-Adawiya, është pastruar pasi përkrahësve të Morsit ju është dhënë mundësia që të largohen pa u sulmuar.

Kampi tjetër, më i vogël është pastruar nga protestuesit më herët gjatë të mërkurës.

VIDEO

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat