Papa lutet për viktimat në Egjipt

Bota

Papa lutet për viktimat në Egjipt

Më: 15 gusht 2013 Në ora: 15:42

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, u ka bërë thirrje besimtarëve që të luten për viktimat e dhunës në Egjipt, një ditë pas përleshjeve të përgjakshme atje.

“Nga Egjipti vijnë lajme shumë të këqija. Dua të lutem për viktimat, familjet e tyre, të plagosurit dhe të gjithë ata që vuajnë”, ka thënë Papa.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të luten për “paqe, dialog dhe qetësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat