SHBA anulon manovrat e përbashkëta me Egjiptin

Bota

SHBA anulon manovrat e përbashkëta me Egjiptin

Më: 15 gusht 2013 Në ora: 21:13

Presidenti Barak Obama anuloi manovrat e përbashkëta ushtarake me Egjiptin të planifikuara për muajin e ardhshëm në përgjigje të shtypjes së përgjakshme të protestuesve nga qeveria e përkohshme egjiptiane që shkaktoi qindra të vrarë.
Presidenti Obama dënoi sot dhunën në Egjipt dhe shtypjen e protestuesve nga ushtria, dhe njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të anulojnë manovrat e përbashkëta të planifikuara për muajin e ardhshëm
“Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë masat e marra nga qeveria e përkohshme e Egjiptit dhe forcat e sigurisë”, tha presidenti Obama përmes një deklarate për shtypin nga ishulli Martha’s Vineyard në shtetin Masaçusets, ku ai ndodhet me pushime.
“Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti, “shprehin indinjatë të thellë për dhunën ndaj civilëve. Ne mbështesim të drejtat universale jetike për dinjitetin njerëzor, përfshirë të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat