Fillon protesta "e premtja e zemërimit" në Kajro

Bota

Fillon protesta "e premtja e zemërimit" në Kajro

Më: 16 gusht 2013 Në ora: 15:06

Mijëra përkrahës të Vëllazërisë Myslimane kanë filluar marshimin e së “premtës së zemërimit”, derisa e tërë bota i ka kthyer sytë nga Egjipti.

Vëllazëria Myslimane ka thënë se është e vendosur për protesta paqësore.

Më herët gjatë ditës është njoftuar se katër përkrahës të presidentit të hequr nga pushteti, Muhammad Morsi dhe një polic janë varë sot në përleshjet e reja që kanë shpërthyer në qytete të Egjiptit në mes të protestuesve islamik dhe forcave të sigurisë.

Katër lojalistë të Morsit janë vrarë gjatë përlesheve me forcat e rendit në Kanalin e Suezit në qytetin e Ismailia, ka njoftuar një zyrtar i sigurisë, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Në kryeqytet, një rekrut i policisë është varë në një nga pikat e kontrollit kur kjo e fundit është sulmuar nga persona të armatosur, kanë njoftuar zyrtarë të ndryshëm në Kajro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat