Lufta në Egjipt, ndihmon të plagosurin, e zë plumbi (Video +18)

Bota

Lufta në Egjipt, ndihmon të plagosurin, e zë plumbi (Video +18)

Më: 16 gusht 2013 Në ora: 20:38

Egjipti është në luftë. Këtë e vërtetojnë fotografitë dhe videot e postuara në rrjetat sociale. Në YouTube është edhe një video në të cilën shihet se si goditet nga plumbi një burrë që dëshiron ta dërgojë në vend më të sigurt të plagosurin tjetër.

Pas përleshjeve të përgjakshme të mërkurën, në të cilat sipas të dhënave zyrtare janë vrarë më shumë se 600 njerëz dhe janë plagosur gjoja katërmijë të tjerë, edhe dita e djeshme u shënua me dhunë.

Mbështetësit e presidentit të përmbysur Mohamed Morsi kanë vrarë dy policë në dy provinca egjiptiane, ndërsa kanë hyrë në një ndërtesë qeveritare në Kajro. Burime të sigurisë thonë se sulmuesit kanë vrarë shtatë ushtarë afër qytetit El-Arisha, në veri të Sinait.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha se është dhënë leja për të hapur zjarr mbi protestuesit që sulmojnë institucionet qeveritare dhe forcat e sigurisë.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të rishqyrtojnë ndihmën për Egjiptin, pasi presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake që duhej të mbaheshin muajin e ardhshëm.

CNN ka publikuar një raport nga Kajro, të titulluar: "Kajro u shndërrua në një zonë lufte të përgjakshme”.

"Kurrë nuk kam par aq shumë gjak. Të plagosurit vazhdimisht barteshin, disa nga ta në gjendje të rëndë, ndërsa shumica ishin qëlluar", thotë reporteri i CNN-it, Reza Sayah. “Mendoj se po shohim fillimin e një beteje të përgjakshme mes të dy fraksioneve që duan të kontrollojnë rrugët e Egjiptit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat