Egjipt: Forcat e sigurisë depërtuan në xhaminë e rrethuar

Bota

Egjipt: Forcat e sigurisë depërtuan në xhaminë e rrethuar

Më: 17 gusht 2013 Në ora: 10:38

Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë hyrë në një xhami në kryeqytetin Kajro, e cila gjatë natës ishte mbushur përplotë me protestuesit islamistë.

Sipas raporteve, mbrëmë vonë forcat e sigurisë depërtuan në xhaminë Al-Fateh, ku po qëndronin qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, pas përleshjeve vdekjeprurëse ditën e Premte, nga të cilat u vranë më se 80 njerëz.

Por, në Egjipt duket se do të ketë edhe më tepër dhunë, pasi gjatë javës së fundit, në përleshjet ndërmjet policisë dhe mbështetësve të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, u vranë më se 700 njerëz.

AFP raporton se Ministria e brendshme e Egjiptit ka njoftuar se më se një mijë mbështetës të Vëllazërisë Myslimane ishin arrestuar ditën e Premte.

Trazirat e fundit u bënë në kluadër të protestës së ashtuquajtur “Zemërimi i së Premtes”, që ishte shpallur nga Vëllazëria Myslimane në shenjë të reagimit për vdekjen e më se 600 njerëzve ditën e Mërkurë, derisa forcat e sigurisë i kishin shkatërruar dy kampe protestuese të mbështetësve të zotit Morsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat