Egjipt: Raporte për të shtëna rreth xhamisë në Kajro

Bota

Egjipt: Raporte për të shtëna rreth xhamisë në Kajro

Më: 17 gusht 2013 Në ora: 16:10

Raportohet se ka pasur të shtëna intensive rreth një xhamie në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, ku protestuesit islamikë ishin mbledhur gjatë natës.

Në pamjet e drejtëprdrejta në televizion shiheshin forcat e sigurisë duke shtënë në minaretë e xhamisë Al-Fateh, gjatë ditës së sotme, ku janë mbledhur qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane.

Në televizion shihet se si protestuesit përpiqeshin të gjenin mbrojtje brenda xhamisë, e cila ishte e mbushur me gaz lotsjellës.

Ministria e shëndetësisë tha se nga e Premtja janë vrarë 173 njerëz.

Kryeministri i Egjiptit ka propozuar shpërbërjen ligjore të Vëllazërisë Myslimane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat