OKB, 7.3 milionë vajza nën moshën 18 vjeçare, lindin fëmijë

Bota

OKB, 7.3 milionë vajza nën moshën 18 vjeçare, lindin fëmijë

Më: 1 nëntor 2013 Në ora: 10:05

Sipas një raporti të ri, miliona vajza në moshën e adoleshencës vuajnë pasoja të rënda shëndetësore dhe sociale për shkak të shtatzanisë.

Raporti i Fondit të OKB-së për Popullsinë, botuar të mërkurën, ve në dukje se çdo vit, në mbarë botën, 7.3 milionë vajza nën moshën 18 vjeçare, lindin fëmijë. Nga këto, 2 milionë lindin në një moshë më të vogël se 14 vjeç.

Sipas raportit, 70 mijë vazja adoleshente në vendet në zhvillim vdesin çdo vot si rezultat i komplikacioneve gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes.

Sipas drejtoreshës së Fondit të OKB-sës për Popullsinë, Alanna Armitage, në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, shkalla e vdekjes së nënave të reja, nën 15 vjeç, është dy herë më e lartë, se sa e grave që lindin në moshë më të madhe.

Raporti ve në dukje se në çdo rajon të botës, vajzat e varfëra, në zonat e thella rurale ka më shumë të ngjarë të mbeten shtatzëna, se sa homologet e tyre që jetojnë në zonat urbane më të pasura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat