Ukrainë: Opozita, protestë apo grusht-shtet

Bota

Ukrainë: Opozita, protestë apo grusht-shtet

Më: 3 dhjetor 2013 Në ora: 11:06

Mijëra protestues janë mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit në Kiev, derisa ligjvënësit po diskutojnë për mbajtjen ose jo të votës së besimit për qeverinë.

Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, pasi presidenti Viktor Yanukovych ka vendosur që të shtyjë nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Vendimi ka shkaktuar protestat më të mëdha në Ukrainë që prej Revolucionit të Portokalltë më 2004.

Kryeministri Mykola Azarov ka akuzuar opozitën se planifikon të pushtojë ndërtesën e parlamentit.

Azarov po ashtu ka thënë se protestat në Kiev dhe gjetkë kanë “shenja të një grusht-shteti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat