Westerwelle takon protestuesit ukrainas

Bota

Westerwelle takon protestuesit ukrainas

Më: 5 dhjetor 2013 Në ora: 07:08

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka takuar protestuesit pro-evropianë të Ukrainës, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Ai i ka vizituar ata së bashku me udhëheqësin e opozitës, Vitaliy Klitschko.

Westerwelle ka thënë se dyert e Bashkimit Evropian mbeten të hapura për Ukrainën, pavarësisht vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar marrëveshjen e asociimit me BE-në.

Vendimi i qeverisë ka shkaktuar protestat më të mëdha në Ukrainë që prej Revolucionit të Portokalltë më 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat