Ukraina nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme...

Bota

Ukraina nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme...

Më: 5 dhjetor 2013 Në ora: 09:31

Një funksionar i lartë i qeverisë ukrainase që është pranë presidentit Viktor Janukoviç deklaroi se nuk e përjashton që do ketë diskutime me opozitën për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, në një emision të dhënë sot nga televizioni ukrainas, "Kanal 5".

"Ne duhet të kryejmë bashkëbisedime, të ulemi në tavolinën e rrumbullakët dhe të diskutojmë kur të paraqiten propozimet", deklaroi zëvëndëskryeministri, Sergei Arbuzov.

I ftuari iu përgjigj pyetjes së një gazetari i cili donte të dinte nëse pushteti ishte i gatshëm që të bisedonte me opozitën për një nga cështjet kryesore që kjo e fundit ngre, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe legjislative.

Arbuzov e bëri këtë deklaratë të mërkurën në mbrëmje, përpara fillimit të një mbledhjeje midis ministrave dhe OSBE-së që do të zhvillohet sot, e prashikuar kohë më parë, por që rezikon që të diskutohet më shumë për krizën politike në Ukrainë dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit, që akuzojnë njëri-tjetrin për ndërhyrje në këtë ish-republikë sovjetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat