Udhëheqës botërorë nderojnë Mandelan

Bota

Udhëheqës botërorë nderojnë Mandelan

Më: 6 dhjetor 2013 Në ora: 08:53

Udhëheqës botërorë po nderojnë jetën dhe veprën e Nelson Mandelës. Në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Barak Obama foli me tone solemne duke e cilësuar Mandelan një udhëheqës me influencë, kurajo dhe një qenie njerëzore thellësisht pozitive. Obama reflektoi mbi frymëzimin që kishte ofruar Nelson Mandela dhe tha se një Afrikë e Jugut e lirë dhe në paqe është trashëgimia e tij më e madhe.

Ish-presidentët Jimmy Carter, Bill Clinton dhe George Bush e vlerësuan Mandelën si një pishtar të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe barazisë.

Presidenti George H.W. Bush e cilësoi si një njeri me kurajo të jashtëzakonshme morale, i cili ndryshoi kursin e historisë në vendin e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha se ndjeu trishtim të thellë nga lajmi dhe u bëri thirrje të gjithëve të frymëzohen nga Mandela dhe të përpiqen për një botë më të mirë dhe më të drejtë.

Kryeministri britanik David Cameron e përshkroi Nelson Mandelën si një hero të vërtetë global, duke thënë se një dritë e fuqishme është shuar në botë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një njeri me vizion që shmangu dhunën dhe ishte një ndër figurat më të nderuara të kohës sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat