Rusi: Putin dhe Yanukovich u takuan në Soçi

Bota

Rusi: Putin dhe Yanukovich u takuan në Soçi

Më: 6 dhjetor 2013 Në ora: 17:50

Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se Putini dhe presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, sot janë takuar shkurtazi në Soçi.

Sipas zëdhënësit Peskov, të dy presidentët kanë diskutuar për tregtinë dhe ekonominë.

Yanukovich ka arritur në Soçi pas një vizite zyrtare në Kinë.

Njëherësh, në Ukrainë kanë vazhduar edhe sot demonstratat kundër vendimit të qeverisë për të mos e nënshkruar marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian, derisa në anën tjetër synohen lidhje më të fuqishme tregtare me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat