SHBA: Obama dhe tre ish-presidentë në përkujtimet për Mandelën

Bota

SHBA: Obama dhe tre ish-presidentë në përkujtimet për Mandelën

Më: 8 dhjetor 2013 Në ora: 11:02

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle, pasnesër do të marrin pjesë në një ceremoni përkujtuese në Afrikën Jugore, në nderim të ish-presidentit, Nelson Mandela, i cili vdiq këtë javë, në moshën 95 vjeçare.

Kjo ceremoni përkujtuese do të mbahet në një stadium në Johanesburg.

Barck dhe Michelle Obama do të shoqërohen nga ish-presidenti, George Bush i riu, dhe e shoqja e tij Laura, ish-presidenti, Bill Clinton, dhe e shoqja e tij, Hillary, që në mandatin e kaluar ishte sekretare amerikane e shtetit, dhe ish-presidenti, Jimmy Carter.

Ceremonia shtetërore e varrimit të Nelson Mandelës, që ishte lider kundër aparteidit, do të mbahet më 15 dhjetor në qytetin e tij të lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat