Kiev: 100 mijë protestues e bllokojnë kompleksin qeveritar

Bota

Kiev: 100 mijë protestues e bllokojnë kompleksin qeveritar

Më: 8 dhjetor 2013 Në ora: 19:06

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në Kiev të Ukrainës, raportojnë se më se 100 mijë demonstrues kanë depërtuar në lagjen, në të cilën gjenden ndërtesa e parlamentit, administrata presidenciale dhe selia e qeverisë, në përpjekje për ta bllokuar gjithë hapësirën.

Protestuesit kanë krijuar tenda për kampin e tyre, ndërsa sot në mbrëmje kanë krijuar barrikada. Numri i njerëzve në protestë po shtohet gjithnjë e më tepër.

Ata janë shprehur të përkushtuar për ta okupuar kompleksin qeveritar në kryeqytetin Kiev, derisa të mos vendoset për zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë vlerësojnë se afro gjysmë milioni protestues, poashtu, mbeten të tubuar në Sheshin e Pavarësisë dhe përreth tij në Kiev.

Demonstratat filluan pasi presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, muajin e kaluar, e pezulloi punën në arritjen e Marrëveshjes për asocim dhe tregti të lirë me Bashkimin Evropian.

Gjatë protestës masive fundjavën e kaluar, përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, nxitën goditje të dhunshme të policisë, me ç’rast një duzinë njerëzish ishin plagosur. Kjo i ka shtyrë protestuesit që të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat