SHBA: Kryeministri irakian kërkon më tepër mbështetje

Bota

SHBA: Kryeministri irakian kërkon më tepër mbështetje

Më: 14 prill 2015 Në ora: 13:50

Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, pritet të kërkoj më tepër mbështetje ushtarake amerikane në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, kur ai gjatë ditës së sotme të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama.

Para se të nisej në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, prej se u zgjodh kryeministër në muajin shtator të vitit të kaluar, zoti Abadi tha se qëllim i tij ishte të sigurohet se ka “rritje të shënuar” në fushatën ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe në “dërgim të armatimit”.

Pritet që ai do të kërkoj më tepër armatim amerikan, përfshirë edhe aeroplanë pa ekuipazh, në vlerë prej miliarda dollarësh, për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Kufizimet e Kongresit lidhur me buxhetin e Shteteve të Bashkuara mund të ndikojnë në presidentin amerikan, Barack Obama, që me gjasë të mos pajtohet për të gjitha kërkesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat