Cameron: Të mos harrohet Srebrenica

Bota

Cameron: Të mos harrohet Srebrenica

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:30

Qeveria e Britanisë ka mbajtur sot një ceremoni, në kujtim të mijëra burrave dhe djemve myslimanë, të vrarë nga forcat serbe në Srebrenicë, 20 vjet më parë.

Rreth 100 ngjarje do të organizohen në gjithë Mbretërinë e Bashkuara, në kujtim të gjenocidit të vitit 1995.

Kryeministri David Cameron ka udhëhequr shërbimin e sotëm në Uestminister, duke thënë se “njerëzit nuk duhet të harrojnë kurrë atë që ka ndodhur”.

Masakra e Srebrenicës ka qenë më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat