Në Turqi arrestohen 21 pjesëtarë të ISIS-it

Bota

Në Turqi arrestohen 21 pjesëtarë të ISIS-it

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 22:59

Policia turke ka arrestuar 21 persona që dyshohen se janë pjesëtarë të ISIS, në mesin e të cilëve edhe tre të huaj.

Arrestimet u kryen në kuadër të kontrolleve të policisë në disa qytete turke , duke përfshirë Stambollin dhe krahinën e Sanliurfa , në afërsi të kufirit sirian , transmeton agjencia AFP.

Personat e arrestuar dyshohen se kanë ndihmuar ISIS-n që të rekrutojë anëtarë nga Evropa.

Të huaj që u arrestuar në Turqi, nacionaliteti i të cilëve ende nuk dihet, kanë planifikuar që nga Turqia të kalojnë në Siri.

Ky është aksioni më i madh i Policisë në Turqi që është ndërmarr kundër atyre që dyshohen se i përkasin ISIS-it.

Gjatë aksionit policia ka konfiskuar armë, dokumente që i përkasin ISIS-it, pajisje elektronike si dhe uniforma ushtarake.

Perëndimi shpesh akuzon Turqinë se nuk ka punuar mjaftueshëm që ta ndalojë kalimin e xhihadistëve përgjatë vijës kufitare me Sirinë, por Ankaraja zyrtare i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se e kontrollon ashpër kufirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat