​ISIS: Gati gjysmë tonë eksploziv në sulmin në Kajro

Bota

​ISIS: Gati gjysmë tonë eksploziv në sulmin në Kajro

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 18:53

Pjesëtarët e ISIS-it kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në konsullatën italiane në Kajro të Egjiptit.

Në sulmin terrorist me autobombë që ka ndodhur të shtunën ka pësuar një person.

“Me ndihmën e Zotit, ushtarët e ISIS-it kanë arritur të detonojnë makinën bombë që bartte 450 kilogramë eksploziv:, thuhet në Twiter që e shfrytëzon ISIS-i.

Konsullata e Italisë në Kajro është sulmuar të shtunën në mëngjes ndërkohë që asnjë i punësuar nuk është lënduar por një person ka vdekur dhe janë plagosur dy policë.

Eksplozivi ka prishur fasadën e ndërtesës ndërkaq është dëmtuar edhe ndërtesa e Gjykatës së lartë që gjenden në afërsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat