Venezuela e gatshme të pranojë 20.000 refugjatë nga Siria

Bota

Venezuela e gatshme të pranojë 20.000 refugjatë nga Siria

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 11:33

Kryetari i Venezuelas Nicolas Maduro ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë 20.000 sirianë të cilët kanë ikur nga lufta në atdheun e tyre.

Në mbledhjen e Qeverisë, që është transmetuar në televizion, presidenti socialist ka përsëritur se e përkrah presidentin sirian Bashar al Asad, me të cilin vitet e fundit mban lidhje të ngushta.

Maduro ka deklaruar se e ka urdhëruar ministren e Punëve të Jashtme Delcy Rodriguez Gomez që të takohet me përfaqësuesit e komunitetit më të madh sirian në Venezuela dhe të bisedojë për pranimin e refugjatëve sirianë.

Në Amerikën Latine, Brazili, Argjentina dhe Uruguai tashmë kanë programe për pranimin e refugjatëve sirianë, ndërsa Kili kumtoi se është duke e shqyrtuar mundësinë e marrjes së një vendimi të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat