Çfarë kanë bërë e çfarë jo, vendet arabe për refugjatët?

Bota

Çfarë kanë bërë e çfarë jo, vendet arabe për refugjatët?

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 10:03

Gazeta Kombëtare, Bota Sot, ju sjell përgjigjet e disave nga pyetjet më të shpeshta nga kjo tematikë. Sa refugjatë ndodhen në Gjirin Persik? Sa ndihma dhurojnë arabët për sirianët?, e shumë të tjera i gjeni në artikullin e mëposhtëm.

Është bërë bujë e madhe mos pranimi i refugjatëve sirianë nga vendet e gjirit që ndajnë fenë dhe kombin e njejtë me sirianët. Sipas GDP-së për kokë banori janë ndër vendet më të pasura të botës, por mbajnë qëndrime strikte për pranimin e refugjatëve.

“Është turp sesi sillen ata kundrejt sirianëve,” thotë një refugjat. Edhe në twitter një hashtag i njohur ka kuptimin e: “Është detyrë e vendeve të Gjirit, që ti pranojnë refugjatët sirianë.”

Bota Sot u sjell një shikim të shkurtër të vendeve si Saudia, Kuvajti, Emiratet, Katari, Bahrejni, Omani, se çfarë kanë bërë e çfarë jo, për refugjatët sirianë.

Sa azilantë sirianë ka në vendet e gjirit?

Është thuajse e pamundur të aprovohet azili në vendet e Gjirit Persik, pasi ata edhe nuk janë nënshkrues të konventave të UNHCR-së për refugjatët. Të gjithë sëbashku, deri tani kanë marrë vetëm 33 refugjatë sirianë.

Kanë mundësi tjetër shpërnguljeje sirianët?

Me një vizë pune ose me vizë turistike, sirianët mund të shpërngulen të vëllezërit e tyre arabë. Nga viti 2011 vetëm në Arabinë Saudite kanë shkuar rreth gjysmë milionë sirianë si punëtorë. Por sot është barrierë e rëndë për sirianët marrja e vizës për punë ose turistike, pasi shanset janë thuajse 0. Kjo vjen si pasojë e numrit të madh të kërkesave.

Ç’thonë organizatat humanitare për këtë gjendje?

Amnesty International e ka quajtur “veçanërisht të turpshme”, politikën e këtyre vendeve. “Popujt me gjuhën dhe fenë e njejtë, do duheshte të bënin shumë më tepër për mbrojtjen e refugjatëve nga Siria,” shkruajnë mes tjerash organizatat e huaja.

Ç’thonë vendet e gjirit për akuzat?

Vendet e gjirit janë njëzëri se pranimi i një numri të madh të refugjatëve nuk është zgjidhje afatgjate. Sipas tyre, “vendet e perëndimit duhe të aktivizohen më shumë në zgjidhjen dhe stabilitetin e shtetit sirian”.

Nga se kanë frikë vendet e gjirit?

Ata më së shumti frikësohen, se popujt e afërt me vendet e tyre, do mund të krijonin pakënaqësi dhe trazira sociale. Andaj ata nuk duan të jashtëm që do rrinin pa afat, por të jashtëm me kohë të caktuar qëndrimi dhe punëtorë. Gjithashtu është e pamundur për të marrë pasaportë të vendeve të gjirit. Në vende si Katari dhe Emiratet, 10% janë vendas e me pasaportë, pasi banorët tjerë janë punëtorë nga vendet tjera.

Çfarë kanë bërë këto vende për refugjatët sirianë?

Vendet e gjirit shpërndajnë donacione për sektorin e OKB-së që merret me ndihmat kundrejt refugjatëve, por këtë e kryejnë edhe shumë vende tjera perëndimore. Në këtë sektor, Kuvajti është vendi i tretë me më shumë donacione pas SHBA-së dhe Japonisë.

A ndihmojnë banorët e vendeve të gjirit?

Banorët e këtyre vendeve janë shpërndarësit më të mëdhenj të ndihmave kundrejt refugjatëve. Ka persona të shumtë që personalisht kanë dërguar qindra mijëra dollarë në organizatat që merren me refugjatët. Kjo shpesh ka hasur edhe në kritika, pasi pretendohet sedisa banorë të gjirit, financojnë edhe organizata që janë të lidhura me terrorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat