Rusia dërgon furnizime ushtarake në Siri

Bota

Rusia dërgon furnizime ushtarake në Siri

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 14:15

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se avionët rusë, që fluturojnë për në Siri, dërgojnë atje furnizime ushtarake dhe ndihmë humanitare.

Ai ka konfirmuar se Rusia ka personel ushtarak në Siri, por nuk ka thënë se është duke ngritur prani ushtarake atje, ashtu siç dyshojnë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

“Mallrat ushtarake dërgohen në përputhje me kontratat ekzistuese”, ka thënë Lavrov në një konferencë për media në Moskë.

Rusia është aleatja kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën e tij kundër rebelëve dhe militantëve islamikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat