SHBA do të strehojnë 10 mijë refugjatë sirianë

Bota

SHBA do të strehojnë 10 mijë refugjatë sirianë

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 07:34

Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate ka njoftuar se Presidenti Barack Obama ka urdhëruar administratën e tij që të fillojë përgatitjet për të pritur 10 mijë refugjatë sirianë vitin e ardhshëm.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara marrin një vendim serioz në lidhje me pritjen e refugjatëve. Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, SHBA-të kanë pritur jo më shumë se 1500 refugjatë.

Mirëpo, shifra prej 10 mijë refugjatësh që do të strehohen në SHBA ka lënë të pakënaqur shumë organizata, kongresmenë dhe grupin e avokatisë që përfaqëson refugjatët.

David Cicilline, anëtar në Dhomën e Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, i ka kërkuar Obama-s që të pranojë 65 mijë refugjatë sirianë deri në fund të vitit 2016. Ndërkohë, grupet religjioze kërkojnë nga SHBA-të që të pranojnë deri në 100 mijë refugjatë.

Melanie Nezer nga HIAS, grupi botëror i avokatëve të refugjatëve, ka thënë se SHBA-të kanë mundësi që të strehojnë edhe më tepër se 10 mijë, pasi kjo shifër është shumë e vogël në krahasim me ato të vendeve europiane të cilat po mbajnë barrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat