Mynhen: 40.000 refugjatë vetëm në fundjavë

Bota

Mynhen: 40.000 refugjatë vetëm në fundjavë

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 10:24

Qyteti i Bavarisë, Mynhen, vetëm gjatë ditës së Shtunë ka pritur mbi 12.200 refugjatë duke e vështirësuar trajtimin e duhur ndaj tyre. Udhëheqësit e Mynhenit paraqesin një gjendje emergjente dhe kërkojnë ndihmë nga kancelarja gjermane.

Gjatë fundjavës pritet të vijnë rreth 40.000 refugjatë raporton gazeta Bild, transmeton Bota Sot.

“Dikur arrihet kufiri. Mynheni e ka arritur këtë me refugjatët,” tha mes tjerash edhe kryetari i Mynhenit, Dieter Reiter.

Ai sqaroi gjithashtu se kjo gjendje mund të shpjerë deri te flejtja në qiell të hapur të shumë refugjatëve, pasi vendet te kampet janë të stërmbushura./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat