Cameron viziton refugjatët sirianë në Liban

Bota

Cameron viziton refugjatët sirianë në Liban

Më: 14 shtator 2015 Në ora: 14:22

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka vizituar një kamp të refugjatëve sirianë në Liban.

Kjo ka qenë vizita e parë e tij si kryeministër në këtë vend.

“Kam dashur të vi këtu për të parë dhe dëgjuar vetë historitë e refugjatëve sirianë dhe nevojat e tyre. Britania është tashmë donatori i dytë më i madh në kampet e refugjatëve. Ajo vërtet po ndihmon në një mënyrë që shumë vende të tjera nuk e bëjnë. Britania po ndihmon me sasi serioze parash. Do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë dhe do të rrisim shumat e parave që po i japim për edukimin e fëmijëve sirianë këtu në Liban dhe gjetkë. Mendoj se kjo është absolutisht jetike”, ka thënë Cameron.

Ditë më parë, Cameron ka thënë se Britania do të pranojë deri në 20,000 refugjatë sirianë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Ai ka emëruar Richard Harringtonin ministër për refugjatët sirianë, për të siguruar se të ardhurit kanë “mirëseardhje të ngrohtë” në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizita e Cameronit vjen në ditën kur ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të diskutuar planet për sistemimin e 160,000 azilkërkuesve në 23 vende të BE-së, duke u bazuar në kuota të detyrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat