Assad: Nëse doni t’ju ndihmoni refugjatëve, atëherë mos u ndihmoni terroristëve

Bota

Assad: Nëse doni t’ju ndihmoni refugjatëve, atëherë mos u ndihmoni terroristëve

Më: 15 shtator 2015 Në ora: 21:55

Pas një kohe të gjatë vjen edhe intervista e parë e diktatorit sirian, Bashar al Assad, dhënë për rrjetin më të madh televiziv rus, Russian Today.

“Nuk është problemi nëse i quajmë refugjatë ose emigrantë, është problemi për tu marrë me kauzën e drejtë. Dhe për të ndodhur kjo, duhet të ndalohet mbështetja ndaj terroristëve. Kjo do ishte edhe mbështetja më e madhe ndaj refugjatëve,” u shpreh diktatori arab.

Ai gjithashtu shprehu mendimin se dialogu duhet të vazhdojë për të gjetur një zgjidhje për vendin.

“Ftoj të gjithë forcat politike në Siri që të thellojmë bashkëpunimin vetëm që të mposhtim terroristët,” tha Assadi duke nënkuptuar ISIS.

“Pranvera Arabe” në Siri ka sjellë mbi 200.000 të vrarë dhe mbi 4 milion refugjatë, duke u kthyer një problem jo vetëm për Lindjen e Mesme por edhe për perëndimin. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat