Hungari: Arrestohen 367 refugjatë

Bota

Hungari: Arrestohen 367 refugjatë

Më: 16 shtator 2015 Në ora: 10:21

Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit për kalimin ilegal të kufirit, në Hungari kanë hyrë vetëm 367 refugjatë dhe të gjithë janë arrestuar.

Ndaj 316 prej tyre do të ngriten kallëzime penale për thyerje të gardhit ndarës që është ndërtuar në kufi me Serbinë, ndërsa 51 persona tjerë do të akuzohen për hyrje ilegale në Hungari.

Këtë vit nëpër Hungari kanë hyrë më shumë se 200 mijë refugjatë, nga të cilët shumica kanë shkuar për Gjermani.

Vetëm të hënën, në Hungari kanë hyrë 9308 refugjatë, transmeton AFP.

Sipas ligjit të ri të Hungarisë për kalim ilegal të kufirit do të aplikohet masa e dënimit deri në tri vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat