Turqia ka shpenzuar 7.6 miliardë dollarë për refugjatët sirianë

Bota

Turqia ka shpenzuar 7.6 miliardë dollarë për refugjatët sirianë

Më: 18 shtator 2015 Në ora: 14:19

Vendi turk është duke mikpritur numrin më të madh të refugjatëve në Botë, ku vetëm sirianët përbëjnë 2.2 milion banorë. “Kjo i ka kushtuar Turqisë 7.6 miliardë dollarë shpenzime,” tha mes tjerash zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.
Turqia ka pritur numrin më të madh të refugjatëve për shkak edhe të politikës “open-door policy” (dyer të hapura policore) dhe kufirit prej 900km që ndan me Sirinë.

Turqia ka shpëtuar 53.228 refugjatë nga mbytja
Përveç mikpritjes Turqia ka shpëtuar edhe refugjatët të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi. Rreth 300.000 refugjatë kanë ikur nga Turqia për në BE, ndërsa 274 janë mbytur në detin Egje.
“Sigurimi jonë detar ka shpëtuar 53.228 refugjatë, ndërsa 274 tjerë janë mbytur në pamundësi për ti shpëtuar,” tha mes tjerash Kurtulmus në konferencë. /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat