​Refugjati pastron vendin ku kanë qëndruar

Bota

​Refugjati pastron vendin ku kanë qëndruar

Më: 19 shtator 2015 Në ora: 22:09

Në kufirin kroato- slloven në kalimin kufitar Harmica mes qindra refugjatëve në ' tokën e askujt ' është mbërthyer edhe irakiani Abb al- Karim Abdaladid .

“Jutarnji List” transmeton se si irakiani mban një thes të zi dhe e pastron bërllokun i cila ka mbetur nga numri i madh i refugjatëve, të cilët sllovenët të shtunën në mëngjes vendosën t’i lëshojnë ta kalojnë kufirin.

26 vjeçari, profesor i fizikës ka zbuluar se dëshiron të udhëtojë për Suedi, por njëkohësisht dëshiron që pas tij dhe vendasve të tij të jetë gjithçka e pastër dhe nuk do të shkojë derisa hapësira në mes të dy kalimeve kufitare të jetë e pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat