Zv.kryeministri turk: Bombardimet ruse do sjellin 1m refugjatë sirianë

Bota

Zv.kryeministri turk: Bombardimet ruse do sjellin 1m refugjatë sirianë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:03

Gjatë një takimi në Ankara, zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmush, që vjen nga partitë e qeverisë kalimtare, ka treguar se bombardimet ruse kryesisht janë në Perëndim të Sirisë, që është edhe pjesa më e populluar e vendit. Kjo nënkupton se eskalimi i situatës atje do sillte më shumë refugjatë, bile deri në 1 milion tjerë brenda pak ditësh.

“Perëndimi i Sirisë është vendi më i populluar; Damasku, Homsi, Hama, Aleppo dhe Latakia. Në këto momente atje ka një balansë, ndërsa intervenimi rus mund të destabilizonte më tepër këto qytete duke sjellë edhe fluks më të madh të refugjatëve. Ndoshta deri në 1 milion të tillë do jenë së shpejti në Turqi.” Tha Numan./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat