Gjysma e çekëve kundër pranimit të refugjatëve

Bota

Gjysma e çekëve kundër pranimit të refugjatëve

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:06

Gjysma e çekëve janë kundër pranimit të refugjatëve nga zonat e luftës, bën të ditur një anketë e realizuar nga Qendra për Hulumtimin e Opinionit Publik në Çeki.

Sipas sondazhit, 50 përqind e të anketuave kundërshtojnë pranimin e refugjatëve, 40 përqind mbështesin pranimin e tyre vetëm deri në kohën kur mund të kthehen në shtëpi, ndërsa vetëm 4 përqind përkrahin pranimin e refugjatëve përgjithmonë.

Sondazhi bazohet në 994 njerëz të anketuar.

Shtetet e Evropës qendrore, në mesin e tyre Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania kanë kërkuar sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së për të frenuar hyrjen në Evropë të qindra-mijëra refugjatëve që ikin nga konfliktet në Siri, Irak, Afganistan dhe gjetkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat