Rritet numri i sulmeve ndaj refugjatëve në Gjermani

Bota

Rritet numri i sulmeve ndaj refugjatëve në Gjermani

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 23:45

Ministri i Punëve të Brendshme Tomass de Maziere ka thënë se në këtë vit në qendrat e pranimit për refugjatë janë shënuar më shumë se 490 sulme.

Ai ka deklaruar se rastet e shënuara janë që nga vënia e zjarrit në qendrat pranuese deri te grafitet raciste.

De Maziere në intervistën për gazetën Morgenopost ka thënë se ai numër prezanton rritje të madhe të sulmeve ksenofobe ndaj azilkërkuesve.

Policia në Hagen ka arrestuar dy të rinj për shkak të dyshimeve se ka vënë zjarr në shtëpinë që e shfrytëzojnë refugjatët në qytetin Alten.

Policia ka thënë se ata kanë qenë të pakënaqur se në fqinjësi të tij ishin vendosur refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat