Ministri i jashtëm i Luksemburgut: Fati i Ballkanit varet nga Suedia dhe Gjermania

Bota

Ministri i jashtëm i Luksemburgut: Fati i Ballkanit varet nga Suedia dhe Gjermania

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 10:00

Jean Asselborn, ministri i jashtëm i shtetit të vogël europian, Luksemburg, ka bërë deklaratë të fortë sa i përket të ardhmes së kontinetit plak, në rast të mos gjetjes së krizës së fluksit të refugjatëve.

“Bashkimi Europian do shpërbëhet, nëse në vend të solidaritetit dhe rregullave zgjedhim kërcënimet dhe barrierat,” tha Asselborn për agjensinë e lajmeve dpa, transmeton Bota sot. “Kemi edhe pak muaj kohë për të shpëtuar BE-në.”

Ai shtoi se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vlerat materiale, por mbi të gjitha edhe për vlera humane duke shpëtuar jetë njerëzisht.

“Do ishte shumë e rëndë të mendonim situatën kur Gjermania dhe Suedia do bllokonin kufirin. Atëherë nuk e di çdo ndodh në Ballkan, por me siguri një situatë më kritike, mbase edhe luftë,” tha Asselborn.

Futja e kontrolleve kufitare në BE do shkaktonte rënie ekonomike, për shkak të turizmit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat