Forcat siriane rimarrin një bazë ajrore që mbahej nga militantët islamikë

Bota

Forcat siriane rimarrin një bazë ajrore që mbahej nga militantët islamikë

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 18:17

Forcat e Armatosura Siriane kanë marrë një bazë ajrore në Kweiris që mbahej për dy vite nga militantët në provincën e Aleppo-s, ka raportuar “RIA Novosti.”

Qeveria siriane ëshë duke e vazhduar ofensivën e saj në në Aleppo, në veri të vendit.

E përkrahur nga forcat popullore, gjatë vikendit ushtria siriane ka shënuar progres në këtë regjion, duke lënë qindra militantë të vdekur ose të lënduar.

Në tetor të vitit 2015 ushtria siriane me mbështetjen ajrore të ushtrisë ruse që u zbarkuan në Siri me kërkesën e ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad filluan një operacion ushtarak për të çliruar territoret e okupuara nga Shteti Islamik si dhe militantët e Al Nusras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat