Shërbimi i Emigracionit në Finlandë fshin informacionet e qendrave të refugjatëve

Bota

Shërbimi i Emigracionit në Finlandë fshin informacionet e qendrave të refugjatëve

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 19:24

Shërbimi i Emigracionit në Finlandë i ka fshirë detajet e qendrave për pranimin e refugjatëve nga uebsajti i saj për qëllime sigurie, si dhe për t’iu mundësuar punëtorëve në këto qendra të punojnë pa qenë të shqetësuar.

“Vendimi është marrë për qëllime sigurie. Ne po ashtu dëshirojmë t’i japim punëtorëve tanë mundësinë që të punojnë pa shqetësime”, ka thënë zëdhënësja e shërbimit, Verna Leinonen.

Në Suedi qendrat për pranimin e refugjatëve janë bërë gjithnjë e më shumë caqe të sulmeve raciste. Vetëm këtë vit janë shkaktuar 26 zjarre nëpër këto qendra apo në afërsi, kanë raportuar mediat suedeze.

Por sipas Leinonen-it, sulmet nuk janë arsyeja se përse institucionet kanë vendosur të fshijnë detajet për këto qendra.

“Natyrisht, po i përcjellim ngjarjet në Suedi dhe Finlandë. Megjithatë, ky ndryshim në uebsajtet tona nuk ka të bëj me zhvillimet në Suedi. Qendrat për pranimin e refugjatëve janë residenciale dhe lokacione jo-publike, në rend të parë”, ka shtuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat