Gjermania parashihet të shpenzojë 21.1 miliardë euro për refugjatët në vitin 2015

Bota

Gjermania parashihet të shpenzojë 21.1 miliardë euro për refugjatët në vitin 2015

Më: 11 nëntor 2015 Në ora: 11:10

Instituti gjerman për hulumtime ekonomike “Ifo” ka thënë se deri në fund të këtij viti, Gjermania pritet të shpenzojë rreth 21.1 miliardë euro për nevojat e emigrantëve që hyjnë në vend.

Sipas deklaratës së Institutit, në këtë shumë përfshihen shpenzimet e akomodimit, ushqimit, çerdheve, shkollave, kurseve të gjuhës, trajnimeve dhe shpenzimeve tjera administrative.

“Instituti parasheh që shpenzimet të shkojnë deri në 21.1 miliardë euro vetëm gjatë vitit 2015, bazuar në parashikimet se deri në fund të vitit do të jenë 1.1 milionë dollarë që do të kenë hyrë në Gjermani”, është thënë në deklaratë.

Më parë, Instituti kishte paraparë rreth 10 miliardë dollarë shpenzime vetëm për akomodim dhe ushqim për 800,000 refugjatë.

Evropa, e veçanërisht Gjermania, është duke u përballur me një krizë të paparë të refugjatëve, derisa qindra mijëra refugjatë ikin nga vatrat e luftës në regjionet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës veriore.

Sipas një raporti të agjencisë evropiane për kufij “Frontex”, rreth 800,000 refugjatë kanë hyrë në BE vetëm brenda vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat