​Serbia pranohet në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s me 161 vota “për”

Bota

​Serbia pranohet në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s me 161 vota “për”

Më: 11 nëntor 2015 Në ora: 23:07

Serbia sot është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për katër vitet e ardhshme, i ka deklaruar sonte agjencisë Tanjug ambasadori i Serbisë në këtë organizatë Darko Tanaskoviq.

Siç transmeton KosovaPress-i, në votim kanë marrë pjesë 186 shtete, ndërsa Serbia ka fituar 161 vota, gjë që, sipas Tanaskoviqit, “pas fitores së madhe në Konferencën e Përgjithshme me rastin e kërkesës për pranim të Kosovës, mund të quhet rezultat i shkëlqyeshëm”.

“Bordi Ekzekutiv është në fakt ‘qeveria’ e kësaj organizate, kështu që, për dallim nga periudha paraprake, Serbia në periudhën ndërmjet dy konferencave të përgjithshme do të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendosjen në të gjitha domenet e veprimit të UNESCO-s”, ka thënë Tanaskoviq.

Në sajtin e UNESCO-s është publikuar se Serbia është ndër vendet që në votimin në Paris janë pranuar në Bordin Ekzekutiv të organizatës, në grupin rajonal II, i cili ka katër vende, bashkë me Slloveninë, Lituaninë dhe Rusinë.

Në grupin I janë zgjedhur Franca, Greqia, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të, ndërsa në grupin III Brazili, Meksika, Haiti, Nikaragua dhe Paraguai.

Anëtare të reja nga grupi i vendeve aziatike dhe pacifike janë Irani, Malajzia, Shri-Lanka, Pakistani dhe Vietnami, ndërsa nga grupi i vendeve afrikane dhe arabe janë zgjedhur 7 nga gjithsej 11 sa do të duhej./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat