Goditje për ISIS- sirianët para dyerve të Alepos

Bota

Goditje për ISIS- sirianët para dyerve të Alepos

Më: 12 nëntor 2015 Në ora: 10:43

Ushtria siriane ia ka arritur të qajë bllokadën e xhihadistëve para bazës ushtarake në Alep, si dhe janë publikuar edhe xhirimet e luftës

Forcat e presidentit Bashar Al Asad në ndihmë edhe të aviacionit rus ia kanë arritur të hyjnë në bazën ushtarake e cila qe dy vjet ka qenë nën kontroll të ISIS-it.

Të dhëna se ku gjenden terroristët, forcave qeveritare ua kanë dhënë përfaqësuesit e opozitës, pas së cilës ka filluar aksioni ku janë vrarë rreth 900 xhihadistë dhe janë shkatërruar shtatë grupe terroriste.

Ushtria e Sirisë ka thënë se ky është suksesi më i madh në luftën e deritanishme kundër ISIS në provincat Lataki dhe Alepo.

Me këtë sulm janë rikthyer rreth 250 kilometra të territorit ndërsa me këtë rast janë shkatërruar edhe depot nëntokësore me armë të frontit Al Nusra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat