Putin ngushëllon presidentin dhe popullin francez

Bota

Putin ngushëllon presidentin dhe popullin francez

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 13:48

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij të thella presidentit të Francës, Francois Hollande, dhe gjithë popullit francez, pas sulmeve terroriste që kanë goditur Parisin.

“Rusia dënon ashpër këtë vrasje çnjerëzore edhe është e gatshme që të ofrojë gjithë ndihmën e saj për hetimin e këtyre krimeve terroriste”, ka thënë Putin.

Nga sulmet terroriste, të premten mbrëma në Paris, janë vrarë 127 persona.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka fajësuar grupin militant të Shtetit Islamik, i cili ka pranuar përgjegjësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat