Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënon sulmet terroriste në Paris

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënon sulmet terroriste në Paris

Nga: Beqir SINA - New York Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 15:13

BRUKSEL BE : Flamuri i NATO-s dhe aleateve të saj - janë ulur në gjysmë shtizë, në selinë qendrore ku ndodhet Shtabi i NATO-s, të shtunën më 14 nëntor 2015, për të nderuar kujtimin e viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe shprehur me këtë rast një solidaritet me popullin e Francës, thuhet në një deklerat zyrtare të Natos, shpërndar sot për shtypin anembanë botës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i siguroi Francës mbështetjen e aleancës ushtarake atlantiko-veriore. "NATO, qëndron krah Francës në luftë kundër terrorizmit" tha Stoltenberg - "Terrorizmi nuk do të mund të fitojë mbi demokracinë", shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, theksoi se zemra e tij në këto momente të vështira është me familjet e të vrarëve në sulmin terrorist, si dhe me tërë popullin francez

“Unë jam i tronditur thellë nga sulmet e tmerrshme terroriste anembanë Parisit. Ngushëllimet e mia janë me familjet e viktimave, me të gjithë ata të prekur nga ky sulm terrorist, dhe me popullin e Francës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar në luftën kundër terrorizmit. Terrorizmi nuk do ta mposhtë demokracinë” thotë në dekleratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas ngjarjeve tragjike në Paris mbrëm, ku humbën jetën 123 vetë dhe 180 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Barack Obama i ka dënuar sulmet e Parisit si një "përpjekje të përbuzshme" për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Parisit dhe popullit francez, por kundër të gjithë njerëzimit, tha Obama në Uashington. Ende është herët për të thënë saktë se kush qëndron pas këtyre sulmeve. Në një fjalim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Obama ofroi ndihmën e vendit të tij "për t'i nxjerrë terroristët para gjyqit". Franca është aleati më i vjetër i Shteteve të Bashkuara. Populli francez ka qëndruar gjithmonë krah për krah popullit amerikan, tha Obama.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon i dënoi sulmet e Parisit me ton të ashpër. Ai beson se autoritetet franceze do të bëjnë gjithçka është në dorën e tyre për të kapur fjatorët "e këtyre akteve të tmerrshme" e nxjerrë ata para gjyqit, deklaroi Ban në Nju Jork. Ai u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u shpreh për një shërim të shpejtë të të lënduarve. Ban Ki Moon u shpreh se qëndron në krah të popullit franez në këtë moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat