Partia e Merkelit: Mos ngatërroni terrorizmin me refugjatët

Bota

Partia e Merkelit: Mos ngatërroni terrorizmin me refugjatët

Nga: Fitim Dika Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 18:53

Kur s’kanë kaluar 24 orë nga sulmet barbare në Paris, Gjermania ka filluar një debat mbi politikat e refugjatëve.

Nga partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, (CDU), 61, kanë theksuar se sulmet e Parisit nuk duhet të ngatërrohen me refugjatët, pasi edhe këta të fundit janë viktima të atyre sulmeve.

“Do ishte gabim i madh, që tani të paragjykoheshin refugjatët. Ata të cilët vijnë tek ne, ikin nga terrori i vendeve të tyre që është i ngjashëm me atë të Parisit. Nuk duhet paushal të ngatërojmë terrorizmin me të jashtmit,” thotë nëkryetarja e partisë CDU, Julia Klockner për tablodin Bild, njofton Bota sot. ”Nuk duhet tani të na ngurtësohet zemrat”.

Në anën tjetër, ministri i financave të Bajernit, Markus Soder (CSU) ka thënë se “Parisi ka ndryshuar gjithçka dhe se politika e dyerve të hapura nuk mund të vazhdojë.”

Dy partitë e djathta simotra në Gjermani, CDU dhe CSU, kanë pasur debate të fuqishme mes tyre në lidhje me fluksin e refugjatëve. Partia e Merkeli ka politikën e saj "Wir Schaffen Das" (Do ia dalim), ndërsa partia tjetër e koalicionit thotë se Gjermania nuk mund të presë më tepër refugjatë dhe duhet kuota më të ulta./ Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat