​Bendi “Eagles of Death Metal” ka anuluar koncertet nëpër Evropë

Bota

​Bendi “Eagles of Death Metal” ka anuluar koncertet nëpër Evropë

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 20:20

Rok grupi amerikan “Eagles of Death Metal”, që mbrëmë është dahsur të performojë në sallën koncertale Bataclan në Paris ku është kryer sulmi terrorist ka anuluar sot të gjitha turnetë nëpër Evropë.

Bendi muzikor ishte dashur që të performojë në Evropë deri më 10 dhjetor por pas sulmit të mbrëmshëm kanë vendosur të t’i anulojnë ato.

Anëtarët e bendit kanë vendosur të kthehen në SHBA transmeton France Press.

Mësohet se të gjithë anëtarët e bendit kanë shpëtuar masakrës në sallën e koncerteve Bataclan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat