Juncker: Nuk do të rishikohet politika për refugjatë

Bota

Juncker: Nuk do të rishikohet politika për refugjatë

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 11:25

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se nuk ka nevojë për rishikim të politikës për refugjatë, pas sulmeve terroriste në Paris.

“Ata që i kanë organizuar dhe kryer sulmet, janë njerëzit e njëjtë që detyrojnë refugjatët të ikin. Andaj, nuk ka nevojë për rishikim të përgjithshëm të politikës evropiane për refugjatët”, ka thënë Juncker.

Evropa ka pranuar këtë vit rreth 700,000 migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Edhe ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se sulmet në Paris nuk duhet të lidhen me fluksin rekord të azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat