OBI dënon sulmet terroriste në Paris

Bota

OBI dënon sulmet terroriste në Paris

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 17:37

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) – grupit më të madh në botë të vendeve myslimane – ka dënuar sulmet terroriste në Paris dhe ka shprehur “solidaritetin e palëkundur” të organizatës me Francën.

Iyad Madani ka thënë se organizata kundërshton në mënyrë të vendosur çdo akt terrorist, që shkel të drejtën për jetë dhe minon vlerat e lirisë dhe barazisë, të promovuara vazhdimisht nga Franca.

Të dielën, edhe dijetarët sunitë të Ligës Botërore Myslimane, me seli në Mekë të Arabisë Saudite, kanë dënuar sulmet në Paris dhe ato në Liban, që kanë ndodhur të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat