Rusia, Britanisë: Mirë se erdhët në klubin e bombardimeve

Bota

Rusia, Britanisë: Mirë se erdhët në klubin e bombardimeve

Më: 3 dhjetor 2015 Në ora: 14:02

Britania e Madhe ka nisur mëngjesin e sotëm bombardimet ndaj Shtetit Islamik pas aprovimit të sulmeve në parlament mbrëmjen e djeshme.

Rusia e ka mirëpritur fushatën e bombardimeve të Britanisë së Madhe megjithëse mes dy vendeve ka patur tensione kohët e fundit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Moska mirëpret çdo aksion kundër terrorizmit dhe përshëndet sulmet e nisura nga Britania e Madhe.

“Zgjerimi i koalicionit kundër ISIS do të rrisë efektivitetin e sulmeve dhe do të ndihmojë në shkatërrimin e ISIS. Nuk mund të themi gjë tjetër veçse t’i urojmë mirëseardhjen Britanisë së Madhe në ‘klubin e bombardimeve’”, ka thënë Peskov.

Peskov shtoi se Moska është e hapur ndaj krijimit të një koalicioni të madh me gjithë shtetet që duan të luftojnë ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat