Hollande & Cameron: Bashkëpunim në rritje kundër ISIS-it

Bota

Hollande & Cameron: Bashkëpunim në rritje kundër ISIS-it

Më: 5 dhjetor 2015 Në ora: 21:46

Presidenti francez, François Hollande dhe kryeministri britanik, David Cameron ranë dakort, gjatë një bisede telefonike sot, për të rritur më tej bashkëpunimin në luftën kundër organizatës së Shtetit Islamik, bëri sot të ditur Elysee nëpërmjet një deklarate.

“Presidenti i Republikës ka rënë dakort me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron. Ai e ka përgëzuar për votën e marrë në Dhomën e Komuneve për ndërhyrjen në Siri dhe për shpejtësinë e vënies në zbatim të kësaj nisme”, u shpreh presidenca franceze.

“Të dy udhëheqësit ishin të së njëjtit mendim për intensifikimin edhe më tej të bashkëpunimit në luftën kundër ISIS-it si dhe për shkëmbimin e informacioneve të shërbimeve sekrete”, shtoi ajo.

François Hollande përshëndeti dy ditë më parë në një deklaratë sulmet e para ajrore të Britanisë së Madhe në Siri kundër bazave të ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat