BE dhe NATO dënojnë ashpër sulmin terrorist në Stamboll

Bota

BE dhe NATO dënojnë ashpër sulmin terrorist në Stamboll

Më: 12 janar 2016 Në ora: 17:19

Komisionerja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri Europian përgjegjës për zgjerimin, Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët dënuan ashpër sulmin e sotëm terrorist në lagjen “Sulltanahmet” të Stambollit.

Duke vënë në dukje se Republika e Turqisë përsëri ishte në shënjestër të terroristëve, Mogherini dhe Hahn i dërguan mesazh mbështetjeje dhe ngushëllimi Turqisë dhe familjeve të të vrarëve në sulm.

“BE dhe Turqia së bashku janë kundër çdo lloj terrorizmi. Kjo është pranuar si një nga prioritetet në samitin e liderëve të BE-së dhe Turqisë më 29 nëntor të vitit të kaluar. Në lidhje me këtë është e nevojshme që të gjitha përpjekjet dhe veprimet tona ti zbatojmë në përputhje me kuadrin ligjor ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk gjithashtu në mënyrën më të ashpër dënoi sulmin terrorist në Stamboll.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e dënoi ashpër sulmin në qendrën turistike të Stambollit dhe shprehu ngushëllimet e tij. “Këto lloje të akteve të terrorizmit nuk mund të justifikohen. Të gjithë aleatët e NATO-s janë të angazhuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit,” tha Stoltenberg, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri italian, Matteo Renzi sulmin e ka konsideruar si “jashtëzakonisht të dhimbshëm dhe të tmerrshëm”, dhe tha se qeveria dhe populli i Italisë janë me Turqinë dhe popullin e saj në këtë kohë të vështirë.
Renzi tha se shumë sulme terroriste janë duke lindur dhe zhvilluar në zemër të Evropës dhe se të gjitha vendet duhet të ballafaqohen me këtë problem të vlerave dhe identitetit në oborrin e tyre.

Shefi i diplomacisë italiane, Paolo Gentiloni bisedoi në telefon me homologun e tij turk, Mevlut Çavushoglu dhe me këtë rast shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmit të sotëm duke thënë se Italia dhe Turqia edhe më të vendosur do të vazhdojnë luftën kundër terrorit.

Sulmi terrorist i cili sot në mëngjes në Stamboll vrau 10 persona dhe plagosi 15 të tjerë është dënuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Irakut.

“Iraku dënon sulmin terrorist që në shënjestër kishte turistët turq dhe të huaj në Stamboll. DAESH dhe organizatat e tjera terroriste dëshirojnë që me veprime të tilla mizore të kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e shteteve dhe popujve në rajon. Sulmi i sotëm është një përpjekje e pasuksesshme për të lëkundur stabilitetin rajonal”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Ahmad Jamal.

Të paktën 10 persona u vranë dhe 15 u plagosën në sulmin terrorist të sotëm në Stamboll. Ky ishte një sulm vetëvrasës me bombë i kryer nga një sulmues me origjinë nga Siria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat