Gazeta e afërt me Erdogan, akuzon Putinin për sulmin në Stamboll

Bota

Gazeta e afërt me Erdogan, akuzon Putinin për sulmin në Stamboll

Nga: Arben Sylejmani Më: 13 janar 2016 Në ora: 11:47

Një gazetë e afërme me partinë e Erdoganit (AKP), akuzon Putinin se ka një rol në sulmin e Stambollit. Nga ana tjetër, shërbimet sekrete bullgare akuzojnë Erdoganin se ai ka shkuar shumë larg duke luajtur me organizata islamike, raporton gazeta iltaliane, il Giornale.it.

Me titull Autori është i qartë, poshtë titullit shihet një foto e presidentit rus Vladimir Putin me montazhin e një dore të përgjakshme, gazeta e përditshme pro-qeveritare turke “Star”, akuzon Kremlinin të ketë luajtur një rol në sulmin vetëvrasës.

Kjo gazetë e njohur për qëndrimet e saj ekstremiste dhe të afërta me qarqet e AKP-së, thotë se përveç Putinit, nxitës të tjerë të këtij sulmi terrorist mund të jenë edhe udhëheqësit e Iranit dhe të Sirisë.

Turqia dhe Rusia kanë mosmarrëveshje pas rrëzimit të aeroplanit rus, në kufi me Sirinë më 24 nëntor.

Nga ana tjetër, policia turke ka arrestuar tre qytetarë turk në krahinën jugore të Antalia, të cilët dyshohen se i kanë dhënë mbështetje logjistike terroristëve të shtetit islamik.

Kurse, shërbimet sekrete bullgare thonë se fajtor për këtë sulm është vet Turqia, pasi që sipas tyre, Erdogan ka shkuar shumë larg, duke luajtur me organizatat islamike.

“Turqia ka shkuar shumë larg duke luajtur me organizata islamike," ka thënë për agjencinë lokale “Sofia”, gjenerali Kirço Kirov, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar bullgar, duke shtuar se ishte e pamundur që Turqia të jetë e sigurt./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat