Bavarezët i dërgojnë Angela Merkel-it një autobus me refugjatë (Video)

Bota

Bavarezët i dërgojnë Angela Merkel-it një autobus me refugjatë (Video)

Më: 14 janar 2016 Në ora: 17:17

Zyrtarët e qarkut Landshut në provincën gjermane të Bavarisë, e kanë dërguar sot një autobus plotë me refugjatë sirianë në kabinetin e kancelares gjermane në Berlin, si shenjë proteste ndaj politikave të saj ndaj emigrantëve.
Autobusi me 51 refugjatë të moshës mes 21 dhe 45 vjeç, ishin nisur herët në mëngjes nga Langshuti, dhe pasi të kalojnë plotë 570 kilometra pritet të arrijnë në Berlin në orët e para të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

Kryetari i qarkut Landshut, Peter Dreier, ka deklaruar se kjo zonë rurale është duke u skandalizuar nga pesha e fluksit masiv të emigrantëve në Gjermani.

Sipas tij, ishin qytetarët e këtij vendi që i kanë thënë se, “ka ardhur koha që të mbyllet kufiri”.

“Jemi duke u përpjekur të ndihmojnë këta njerëz të integrohen. Por kjo nuk do të funksionojë, nëse edhe gjatë këtij viti përballemi me një milion refugjatë tjerë ose ndoshta më shumë”, ka shtuar ai.

Dreyer, gjithashtu ka bërë të ditur se në tetor kishte paralajmëruar kancelaren Merkel përmes një bisede telefonike se do t’i dërgojë në Berlin disa prej refugjatëve, dhe se këta Sirian të cilët kanë marrë statusin e azilkërkuesit, janë lajmëruar vullnetarisht për udhëtimin për në Berlin, edhe pse ende nuk është e qartë nëse ata do të kthehen në Bavari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat